Si të ndryshoni pelenën e një fëmije

Udhëzuesi i plotë për pelenat e bebeve

Ndërrimi i parë i pelenës mund të jetë pak i frikshëm. Ju do të duhet të menaxhoni goditjet me këmbë dhe konsistencën si katrani të mekoniumit. Më pas duhet kujdes për shmangien e kapëses së kordonit të kërthizës dhe fakti që ata pothuajse me siguri do të qajnë sapo t'u hiqet pelena - veçanërisht nëse keni një djalë. Udhëzuesi ynë do t'ju ndihmojë të zotëroni këtë aftësi thelbësore.

nappy changing

Shpjegim i shpejtë

Mësoni se si të ndryshoni pelenën e foshnjës tuaj, ndryshimet midis pelenave të ripërdorshme dhe njëpërdorimshme dhe zbuloni udhëzuesin tonë të plotë për pu-punë e të porsalindurit tuaj.

Fazë

0-6

muaj

Koha e leximit

6

minuta

Koha për një ndryshim?

Mamia juaj do të flasë me ju dhe partnerin tuaj gjatë ndërrimit të pelenës së parë, por pas kësaj do të mësoni vetë. Për fat të mirë, me pak përgatitje, e kombinuar me praktikën e vazhdueshme (deri në 12 herë në ditë), së shpejti do të bëheni ekspert.

Ndërrimi i pelenës

  1. Lani duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun.
  2. Vendoseni fëmijën tuaj në një sipërfaqe të butë, të sigurt dhe të papërshkueshme nga uji dhe hiqni rrobat e tij.
  3. Hapni pelenën e pistë. Duke mbajtur këmbët e bebes,  pastroni zonën me  letër  të lagur ose peceta. Thajeni mirë.
  4. Rrëshqiteni pelenën e ndotur larg foshnjës tuaj dhe zëvendësojeni shpejt me një pelenë të pastër.
  5. Tërhiqni pjesën e përparme të pelenës së pastër dhe fiksoni krahët ngjitës.
  6. Për të shmangur kordonin e kërthizës, ngjisni anët më poshtë dhe palosni pelenën, përpara poshtë.
  7. Mbështilleni pelenën e ndotur dhe përdorni dy ngjitëset për ta fiksuar si një pako të rregullt.
  8. Vishni fëmijën tuaj.
  9. Vendoseni pelenën në një qese në koshin e mbeturinave dhe lani duart.

Këndet e ndërrimit të bebeve

Kur bëhet fjalë për ndërrimin e pelenave, përgatitja shpërblehet. Një kënd ndërrimi i mirëorganizuar bën diferencën. Duke u siguruar që të keni gjithçka gati përpara se të filloni, gjërat do jenë më të thjeshta.

Ku duhet të ndërroj pelenën?

Pasi të jeni në shtëpi, mund të vendosni një kënd ndërrimi kudo në shtëpinë tuaj. Një tavolinë ndërrimi është e dobishme në ditët e para, pasi do të thotë që nuk kaloni aq shumë kohë të përkulur, por nuk është domosdoshmëri. Nëse keni një shtroje ndërrimi, mund t'ia ndërroni pelenën foshnjës në dysheme në çdo dhomë dhe kjo është në fakt më e sigurt pasi fëmija juaj bëhet gjithomone e më i lëvizshëm. Afërsia me lavamanin e banjos është gjithashtu e dobishme. Gjithçka ka të bëjë me atë që është më praktike për ju.

Objektet esenciale për ndërrimin e pelenave njëpërdorimshme

  • Shtroje ndërrimi.
  • Sapun për të larë duart.
  • Pelena të pastra.
  • Letra të lagura
  • Një enë me ujë të valuar të ftohur.
  • Rroba të pastra (dhe disa rezervë për çdo rast!).

Nëse preferoni, mund të përdorni letra të lagura për fëmijë, por  pambuku dhe uji janë shumë mirë në fillim dhe nuk do të irritojnë lëkurën delikate të të porsalindurit tuaj. Qeset higjenike njëpërdorimshe janë gjithashtu të dobishme për asgjësimin e pelenave në mënyrë higjienike. Ndërsa fëmija rritet, mund t'ju duhet të përdorni një krem ​​për të parandaluar dhimbjen dhe skuqjen e lëkurës, por në fillim nuk duhet të jetë e nevojshme.

Jashtë dhe përreth

Do t'ju duhet nje set me gjërat thelbësore për ndërrimin e pelenave në një çantë, për t'i mbajtur me vete sa herë që dilni nga shtëpia. Konsideroni të investoni në një shtroje ndërrimi të lehtë, praktike. Ato mund të jenë shpëtimtare kur jeni në lëvizje.

Pse po ndryshon ngjyra e jashtëqitjes tek i porsalinduri?

Jashtëqitja e foshnjës suaj do të ndryshojë ngjyrë në mënyrë dramatike në javën e parë dhe nuk do t'i ngjajë jashtëqitjeve të të rriturve derisa të fillojë të largohet nga 6 muaj e tutje.

Çfarë është mekonium?

Jashtëqitja e parë e foshnjës suaj njihet si mekonium. Ajo përbëhet nga mbeturina të produkteve si mukoza, biliare, qelizat, lëngu amniotik dhe pushi. Gjithashtu e mban zorrën e tyre të ‘fryrë’ në mënyrë që të jetë gati për veprim sapo lindin. Është e gjelbër në të zezë, ngjitëse dhe e vështirë për t'u pastruar nga lëkura, por megjithëse duket e pakëndshme, nuk ka erë pasi nuk ka baktere të pranishme. Dalja e mekoniumit është një gur kilometrik i rëndësishëm pasi tregon se zorrët e foshnjës tuaj po funksionojnë siç duhet1.

Çfarë ndryshimesh duhet të më shqetësojnë?

Stomaku i foshnjave është delikat dhe ngjyra e jashtëqitjes, konsistenca dhe aroma mund të ndryshojnë mjaft shpesh, duke e bërë të vështirë të përcaktosh çfarë është "normalja". Shenjat paralajmëruese për të pasur kujdes janë diarreja, kapsllëku ose jashtëqitje me  gjak. Nëse ndodh një herë, atëherë mund të jetë për shkak të një ndryshimi në dietën e foshnjës tuaj. Kalimi në formulë, për shembull, mund të shkaktojë jashtëqitje më të trashë që shoqërohet me kapsllëk. Dehidratimi gjithashtu mund të shkaktojë kapsllëk, i cili e bën bebin të shtrëngohet duke çuar në gjakderdhje. Nëse vëreni diarre të shpeshta ose të vazhdueshme, kapsllëk ose jashtëqitje me  gjak, pyesni mjekun tuaj për këshilla.

Ngjyrat e jashtëqitjes së një fëmije të ushqyer me gji

  • Ditët 1-2
  • E zezë
  • Mekonium ngjitës, me ngjyrë të errët
  • Ditët 3-5
  • E gjelbër kafe
  • Jashtëqitja bëhet më e gjelbër pasi fëmija juaj merr më shumë qumësht
  • Ditët 5-7
  • E verdhë e hapur
  • Mekoniumi pastrohet dhe jashtëqitja bëhet e verdhë
  • Ditë 7+
  • Mustardë e verdhë
  • Ngjyra e jashtëqitjes së një fëmije të shëndetshëm me gji

Sa shpesh duhet të ndërroni pelenën e të porsalindurit?

Në një ose dy ditët e para, do të përdorni vetëm disa pelena, por në fund të javës ky numër ka të ngjarë të shkojë në 6 deri në 12 pelena. Shumica do të jenë thjesht të lagura, megjithëse foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri dalin jashtë më rregullisht sesa foshnjat e ushqyera me shishe. Fëmija juaj mund të qajë nëse nuk ndihet rehat në një pelenë të ndotur dhe ekzistojnë disa pelena që kanë tregues të integruar të lagështisë për t'ju treguar se kur është koha për ndërrim.

Pelena të ripërdorshme vs pelenat  njëpërdorimshme

Edhe pse kjo mund të duket si një dilemë e ndërlikuar, është një çështje që të analizoni të mirat dhe të këqijat dhe të zgjidhni opsionin më të mirë për ju dhe familjen tuaj. Pelenat njëpërdorimshme janë të shpejta, të lehta, të përshtatshme, shumë absorbuese dhe më të lira për t'u blerë fillimisht. Pelenat prej pëlhure të ripërdorshme kërkojnë një investim paraprak, por shpesh janë më të lira në afat të gjatë dhe përmbajnë më pak kimikate. Megjithatë, ato kërkojnë larje dhe tharje të rregullt. Ndërsa pelenat e ripërdorshme definitivisht reduktojnë sasinë e mbeturinave, një raport i fundit zbuloi se larja dhe tharja e vazhdueshme mund të shkaktojë më shumë emetim karboni sesa ato njëpërdorimshet.

A duhet ta zgjoj fëmijën tim për të ndërruar pelenën gjatë natës?

Lënia e foshnjës në një pelenë të ndotur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, kështu që duhet të siguroheni që ta ndërroni sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do duhet ta  ndërroni gjatë natës dhe foshnja është në gjumë, mund të provoni t'i ndërroni pelenat pa e zgjuar. Mundohuni të mos i ndizni dritat ose t'i mbani ato të zbehta dhe tregohuni shumë të kujdesshëm ndërsa e ndërroni në mënyrë që të mos e zgjoni.

Hapat e ardhshëm

  • Do t'ju duhet të merrni me vete në spital gjërat e domosdoshme për ndërrimin e pelenave. Lexoni listën tonë të me gjërat esenciale të çantës së spitalit për më shumë informacion se çfarë do t'ju duhet të merrni.
  • Mbani tavolinën tuaj të ndërrimit të pajisur– pelenat dhe pecetat  kushtojnë më pak nëse i blini në sasi të mëdha.
  • Përgatitni gjithashtu një shportë ose kuti për ndërrimin e pelenave në një cep tjetër të shtëpisë, të kompletuar me një shtresë ndërrimi, pelena,  pambuk, për çdo rast.
  • Mësohuni me pelenat. Ushtrohuni në një arush ose kërkoni nga miqtë që janë prindër që t'ju tregojnë se si e bëjnë këtë.

  1. NCT. Newborn baby poo in nappies: what to expect [Online]. 2015. Available at: http://www.nct.org.uk/parenting/whats-your-babys-nappy [Accessed March 2017]
  2. Shevlov SP, Altmann TR. Caring for Your Baby and Young Child: Birth to Age 5-6th ed. American Academy of Pediatrics: New York, 2014.
  3. Environment Agency. An updated lifecycle assessment for disposable and reusable nappies [Online]. 2008. Available at: https://www.gov.uk/government/publications/an-updated-lifecycle-assessment-for-disposable-and-reusable-nappies[Accessed March 2017]
  4. NHS. Nappy rash [Online] 2018. Available at: https://www.nhs.uk/conditions/pregnancy-and-baby/nappy-rash/ [Accessed June 2020]

 

Last reviewed: 06th July 2020
Reviewed by Nutricia’s Medical and Scientific Affairs Team

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni dhe të bëni pyetjet tuaja në rrjetet tona sociale.

Facebook

Email

x