Sa duhet të ushqeni me shishe dhe se sa shpesh duhet të bëni këtë

Si prind, është normale të keni pyetje në lidhje me rutinën e të ushqyerit të foshnjës tuaj, pavarësisht nëse e ushqeni me qumësht gjiri ose formulë për foshnjat. Ne do të ofrojmë udhëzime të përgjithshme për sasinë e qumështit që kanë nevojë  foshnjat e ushqyera me formulë dhe sa shpesh duhet të ushqehen ato.

Shpjegim i shpejtë

Ky artikull përmban grafikun tonë të praktik të ushqimit në lidhje me sa shpesh dhe në çfarë sasie duhet ushqyer bebi dhe këshilla në lidhje me orarin  e ushqyerjes me formulë dhe këshilla se kur mund të jenë të gatshëm të fillojnë ushqimin e ngurtë.

Fazë

0-1

Vite

Koha e leximit

6

Minuta

Merrni lugën

Ushqyerja e bebit tuaj është një zgjedhje personale. Kur bëhet fjalë për ushqimin me formulë ka disa mundësi. Mund të ushqeheni me formulë krahas ushqyerjes me gji (e njohur edhe si ushqyerja e kombinuar),vetëm me qumësht gjiri ose vetëm me formulë.

Nëse vendosni që ushqyerja me formulë është gjëja e duhur për ju dhe familjen tuaj, ne kemi shumë informacion që mund t'ju shërbejnë për të organizuar rutinën e ushqyerjes të foshnjës tuaj.

baby-formula-scoop

Udhëzues për ushqyerjen 0-12 muaj

Më poshtë do të gjeni tabelat tona të ushqyerjes së foshnjave. Kjo do t'ju japë një udhëzim të përgjithshëm se sa dhe sa shpesh duhet ta ushqeni fëmijën tuaj, bazuar në moshën e tyre. Megjithatë çdo fëmijë është i ndryshëm dhe nevojat e tyre ushqimore ndryshojnë shumë.

Sa vakte dhe sa qumësht formulë i nevojitet fëmijës tim sipas moshës?

Mosha mesatareSasia e ujit / ushqimitNumri i lugëve për vaktNumri i vakteve në 24 orë
 ml  fl  
Deri në 2 javë90336
2-4 javë120445
4-8 javë150555
8-12 javë180665
3-4 muaj180665
4-5 muaj210775
5-6 muaj210775
7-12 muaj 210773

Zakonet e ushqyerjes së foshnjës suaj mund të mos përputhen saktësisht me këto udhëzime ndaj mund ta përshtasni me më shumë ose më pak se sasia e treguar.

Sa është pesha e bebit në secilën moshë?

Mosha mesatarePesha mesatare   
 kglb    
Deri në 2 javë3.57 3/4    
2-4 javë3.98.5    
4-8 javë4.710.5    
8-12 javë5.412    
3-4 muaj6.213 3/4    
4-5 muaj6.915 1/4    
5-6 muaj7.616 3/4    
7-12 muaj --
    

Udhëzues për sasinë dhe frekuencën e vakteve

Për sa qumësht formulë  kanë nevojë foshnjat dhe sa shpesh duhet të ushqehen varet nga një sërë faktorësh, përfshirë sa muajsh janë. Vendosja e një rutine ushqimi nuk është një shkencë ekzakte veçanërisht nëse fëmija juaj është i porsalindur dhe ushqehet sipas kërkesës.

 

Foshnjat e porsalindura kanë nevojë vetëm për sasi të vogla të formulës në çdo vakt. Si rregull i përgjithshëm, deri në fund të javës së parë të jetës, ata do të kenë nevojë për rreth 150 - 200 ml formulë për kilogram të peshës së tyre trupore në ditë, derisa të mbushin gjashtë muajsh.

Nga dy javët e para deri  gjashtë muajsh, rutina e ushqyerjes me formulë do të ketë rreth pesë ose gjashtë vakte në ditë.

Mbani në mend se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ato mund të ndryshojnë sasinë dhe frekuencën e qumështit formulë.

Njohja me orarin e ushqyerjes së foshnjës tuaj

Ndërsa i vogli juaj vazhdon rrugëtimin e tij të rritjes, të dy do të mësoni shumë ndërsa njiheni më shumë çdo ditë.

Kur bëhet fjalë për ushqyerjen, për sa kohë që fëmija juaj ushqehet mirë, shton peshë dhe ka pelena të rregullta të lagura dhe të pista, do të thotë që po merr sasinë që i nevojitet. Kjo vlen si për foshnjat që ushqehen me formulë dhe për ata që ushqehen qumësht gjiri.

Është krejtësisht normale që foshnjat të duan të ushqehen pak dhe shpesh, kështu që mos u shqetësoni nëse e mbarojnë qumështin në shishe dhe lejojini të ndalojnë kur të jenë të ngopur.

Është krejtësisht normale që foshnjat të duan të ushqehen pak dhe shpesh, kështu që mos u shqetësoni nëse e mbarojnë qumështin në shishe dhe lejojini të ndalojnë kur të jenë të ngopur.

T'i jepni fëmijës suaj më shumë qumësht në një vakt, nuk do të thotë se ai do të jetë i ngopur për më gjatë dhe do të shtojë më shumë në peshë.

Nëse foshnja juaj është prematurë, ose ka një peshë të vogël lindjeje, kërkesat e saj për t'u ushqyer do të jenë të ndryshme. Mjeku juaj ose një profesionist tjetër i shëndetit do t'ju japë këshillat dhe udhëzimet që ju nevojiten në lidhje me kërkesat e bebeve prematurë për ushqyerjen dhe çfarë të prisni.

Si të krijoni një program të ushqyerjes me formulë

Pavarësisht nëse fëmija juaj ushqehet me qumësht  gjiri ose formulë, profesionistët e shëndetit rekomandojnë që foshnjat të ushqehen sipas kërkesës. Shumica e foshnjave mund të fillojnë të përshtaten me një orar të ushqyerjes, por sa shpesh duan të ushqehen mund të ndryshojë. Kjo do të thotë të kujdeseni për shenjat e të ushqyerit dhe të ushqeni fëmijën tuaj kur ata tregojnë shenja se janë të uritur, të cilat mund të përfshijnë:

3 shenja që tregojnë se fëmija juaj është i uritur

  • Thithja e duarve dhe gishtave
  • Kërkimi për një shishe ose biberon
  • Shqetësimi

Mund të gjeni më shumë informacion rreth njohjes së shenjave të ushqyerjes së foshnjës tuaj.

Frekuenca e ushqyerjes me formulë e foshnjës suaj varet nga sa muajsh janë. Për shembull, foshnjat e porsalindura duhet të ushqehen sa herë që duken se janë të uritur. Në ditët e para pas lindjes, nëse foshnja juaj ushqehet me formulë, mund të ushqehet çdo 2-3 orë. Gjatë vitit  të parë, ndërsa rritet, mund të fillojë ushqehet me formulë çdo 3-4 orë.

Nuk ka nevojë që ju të ndiqni një orar të caktuar të ushqyerjes, shumica e foshnjave mund  të vendosen në një orar të ushqyerjes ndërsa rriten. Sapo fëmija juaj të rritet, mund të zbuloni se ai mund të qëndrojë për periudha më të gjata gjatë natës pa ushqyerje dhe se orari i tyre i të ushqyerit është më i parashikueshëm.

Si të caktoni oraret e ushqyerjes së foshnjës tuaj

Ushqyerja mund të zgjasë deri në një orë, dhe ju mund të shihni se fëmija juaj ushqehet rreth gjashtë herë në ditë. Ndërsa fëmija juaj rritet ushqyerja do të jetë më e shpejtë.

Për të matur kohën ndërmjet vakteve të foshnjës suaj, filloni nga nisja e një vakti deri në fillimin e tjetrit. Për shembull, nëse filloni të ushqeni fëmijën tuaj në orën 11:00, atëherë me siguri mund të prisni që ai të jetë i uritur përsëri rreth orës 14:00.

E rëndësishme - të ushqeni fëmijën tuaj në mënyrë të sigurt

Kur e ushqeni fëmijën tuaj me formulë për foshnjat, është shumë e rëndësishme të ndiqni saktësisht përgatitjet e dhëna në paketim. Për t'u siguruar që qumështi i fëmijës suaj të përgatitet në mënyrën duhur, përdorni gjithmonë lugën e dhënë.

Asnjëherë mos shtoni formulë më tepër se sa nevojitet pasi kjo mund të çojë në  dehidratim dhe kapsllëk. Gjithashtu nuk duhet të shtoni kurrë ujë më tepër se sa nevojitet, pasi fëmija juaj nuk do marrë ushqimin që i duhet. Lexoni udhëzuesin tonë për përgatitjen e formulës për të mësuar më shumë.

In addition, never leave your baby alone during feeding, and be sure to use the correct sized teat. That way you can be sure that your baby isn’t taking in their milk too quickly.

 

Kur duhet t’i filloj fëmijës ushqimet e ngurta?

Ndërsa ndiqni zhvillimin e foshnjës tuaj, do t'i shihni dhe përjetoni ata tek mësojnë një sërë aftësish të reja emocionuese. Ka shumë gjëra që ndodhin në vitin e parë të tij, për shembull, rrokullisja, qëndrimi ulur, zgjatja e dorës për të kapur objekte të ndryshme. Së bashku me këtë grup aftësish të shtuara vjen edhe një oreks më i madh! Dhe në këtë pikë, mund të jetë koha për ta prezantuar fëmijën tuaj me ushqime të ngurta, fazë e njohur gjithashtu si zvjerdhja ose ushqimi plotësues.

Ushqimet e ngurta duhet të futen në dietën e foshnjës suaj gradualisht, krahas vakteve të qumështit. Shkëputja e gjirit zakonisht bëhet rreth moshës gjashtë muajshe, pasi deri në atë moment, fëmija juaj do të ketë nevoja të shtuara ushqimore dhe ai do të jetë i gatshëm për të përballuar ushqimet e ngurta.

Ka një sërë shenjash që tregojnë se fëmija juaj është gati për ushqime të ngurta:

5 shenjat që tregojnë se fëmija juaj është gati të fillojë të heqë gjirin

  • Ulet në mënyrë të pavarur.
  • Mban kokën drejt
  • Koordinon duart, sytë dhe gojën 
  • Shikon dhe merr ushqimin
  • Është i aftë për të gëlltitur.

Mund të mësoni më shumë për shenjat e shkëputjes nga gjiri.

Kur e prezantoni fëmijën tuaj për herë të parë me ushqime të ngurta, ai mund të konsumojë vetëm një sasi shumë të vogël. Në këtë fazë, gjithçka ka të bëjë me lejimin e fëmijës suaj të eksperimentojë me shije dhe tekstura të reja, dhe qumështi do të vazhdojë të përbëjë burimin kryesor të energjisë dhe lëndëve ushqyese për një kohë më të gjatë. Gradualisht do të rritet sasia dhe shumëllojshmëria e ushqimeve që fëmija juaj ha.

mom and baby

Need some help?

You can get quick answers to common questions in our FAQs.

Alternatively, if you need help with general pregnancy or baby advice, or maybe on using or ordering our products - our expert team are always on hand to talk about feeding your baby. 

 

 
  1. NHS. Bottle feeding advice [online], 2021. Available at https://www.nhs.uk/conditions/baby/breastfeeding-and-bottle-feeding/bottle-feeding/advice/. [Accessed September 2023]
  2. NHS. Formula Milk: common questions [online] 2023. Available at https://www.nhs.uk/conditions/baby/breastfeeding-and-bottle-feeding/bottle-feeding/formula-milk-questions/
  3. NHS. Formula Milk: common questions [online] 2023. Available at https://www.nhs.uk/conditions/baby/breastfeeding-and-bottle-feeding/bottle-feeding/formula-milk-questions/. [Accessed September 2023]
  4. KidsHealth. Formula Feeding FAQs: How Much and How Often? [online] 2021. Available at https://kidshealth.org/en/parents/formulafeed-often.html. [Accessed September 2023]
  5. NHS. Midlands Partnership University NHS Foundation Trust. Formula Feeding [online]. Available at https://www.mpft.nhs.uk/services/infant-feeding-support/formula-feeding. [Accessed September 2023]
  6. NHS. How to make up baby formula [online] 2023. Available at https://www.nhs.uk/conditions/baby/breastfeeding-and-bottle-feeding/bottle-feeding/making-up-baby-formula/. [Accessed September 2023]
  7. NHS. Your baby’s first solid foods [online] 2022. Available at https://www.nhs.uk/conditions/baby/weaning-and-feeding/babys-first-solid-foods/. [Accessed September 2023]

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni dhe të bëni pyetjet tuaja në rrjetet tona sociale.

Facebook

Email

x