Ushqyerja me gji

Ushqyerja me gji e foshnjës suaj është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të mbështetur shëndetin e foshnjës suaj. Jo vetëm që qumështi i gjirit është i pasur me antitrupa të fuqishëm që forcojnë sistemin imunitar të foshnjës tuaj, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar lidhje me foshnjën tuaj – dhe ofron shumë përfitime edhe për ju.

Nga ushqyerjet e para deri te kapërcimi i problemeve të zakonshme me ushqyerjen me gji, ne kemi  informacion të pasur për t'ju ndihmuar të filloni ushqyerjen me gji sa më lehtë të jetë e mundur

Është e rëndësishme të kujdeseni për veten  po aq sa për foshnjën tuaj. Mundohuni të mos ushtroni shumë presion mbi veten tuaj – ndoshta provoni të shtrydhni dhe të ruani qumështin kur keni energji, kështu që mund të vazhdoni ushqyerjen me gji sapo të mundeni.

Fillimi

Këtu kemi mbledhur disa këshilla për t'ju ndihmuar kur filloni ushqyerjen me gji, në mënyrë që ju dhe foshnja të keni sa më shumë përfitime.

Në videon më poshtë, Dr. Sarah Jarvis shpjegon mënyrën më të mirë për të filluar ushqyerjen me gji me sukses, hap pas hapi. Nga masat shtesë të higjienës që duhet të merrni, pozicionet e ndryshme të ushqyerjes me gji që mund të provoni, deri te këshillat për të ndihmuar foshnjën tuaj të kapë më mire gjirin.

Nëse dëshironi më shumë informacion për ndonjë nga temat që Dr. Sarah Jarvis trajton, jemi këtu për t'ju ndihmuar. Nëse keni filluar tashmë ushqyerjen me gji, gjithashtu mund të shihni Dr. Sarah kur ndan këshilla kryesore për vazhdimësinë e gjidhënies.

Problemet në ushqyerjen me gji

Ushqyerja me gji mund të jetë e vështirë në disa raste, por me mbështetjen e duhur, këto probleme mund të kapërcehen dhe ushqyerja me gji mund të vazhdojë normalisht.

Pse të ushqehet me gji?

Ushqyerja me gji i jep fëmijës tuaj fillimin më të mirë në jetë, por pse dhe çfarë përfitimesh sjell ushqyerja me gji për ju dhe fëmijën tuaj?

Ushqyerja mikse

Kur bëhet fjalë për ushqyerjen e foshnjës, keni shumë opsione: ushqyerjen me gji, ushqyerjen me formulë dhe ushqyerjen mikse. Ushqyerja mikse do të thotë ushqyerje e foshnjës me gji dhe me shishe.

Ekspertiza jonë

Këtu te Aptaclub kemi mbi 50 vite kërkime mbi qumështin e gjirit dhe na pëlqen të ndajmë njohuritë tona mbi qumështin e gjirit dhe ushqyerjen me gji për të ju ndihmuar të keni një përvojë të mrekullueshme në ushqyerjen me gji.

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni dhe të bëni pyetjet tuaja në rrjetet tona sociale.

Facebook

Email

x