Llogaritësi ynë i ovulacionit mund t'ju ndihmojë të kuptoni se kur do të jeni më fertile/ pjellore
Kalkulator i Ovulacionit, a po ovuloj?
Kur është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë?
Nëse doni të dini kohën më të mirë për të mbetur shtatzanë, çelësi është të kuptuarit e ciklit tuaj menstrual dhe datës në të cilën ka të ngjarë të jeni duke ovuluar.
Llogaritësi i ovulacionit
Kur ishte dita e parë e menstruacioneve tuaja të fundit?
Sa është gjatësia mesatare e ciklit tuaj?
Ditët
Ky kalkulator do t'ju japë një ide të përafërt se kur mund të jeni duke ovuluar. Për tregues më të saktë, shikoni shenjat e zakonshme të ovulacionit, sesi mund të ndihmojë përcaktimi i temperaturës suaj dhe si funksionojnë kompletet e testit të ovulacionit.
Ovulacioni zakonisht ndodh rreth dy javë para fillimit të menstruacioneve1 dhe ka shumë të ngjarë të mbeteni shtatzënë nëse keryeni shpesh marrëdhënie në ditët para tij.
Kuptimi i ciklit tuaj menstrual
Shenjat e zakonshme të ovulacionit
Me afrimin e ovulacionit mund të vëreni disa ndryshime fizike. Kjo përfshin:
- Një rritje të mukusit vaginal, së bashku me një ndryshim në konsistencë që mund ta bëjë atë të duket si e bardha e vezës
- Temperaturë pak e ngritur
- Dhimbje barku
- Gjoks i butë
- Njolla
- Ndjenja e fryrjes
Llogaritja e datave të ovulacionit nëse keni perioda të parregullta
Menstruacionet e parregullta e bëjnë shumë të ndërlikuar parashikimin se kur jeni duke ovuluar. Nëse nuk mund ta përcaktoni kohën e saktë për marrëdhënien seksuale gjatë ovulacionit, sugjerohet të kryeni marrëdhënie çdo 2 ose 3 ditë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Shkenca pas përcaktimit të temperaturës suaj, mundësuar nga Nutricia
Para ovulacionit, temperatura e trupit tuaj bie pak. Pas ovulacionit, rritet me rreth 0,2°C2. Regjistrimi i temperaturës bazale të trupit (kjo është temperatura e trupit tuaj në pushim) me një termometër të posaçëm të trupit bazal (i disponueshëm në farmaci) përpara se të çoheni çdo mëngjes, mund t'ju ndihmojë të përcaktoni se kur jeni më pjellore. Disa ditë para se të rritet temperatura tregon kohën kur jeni duke ovuluar.
Si funksionojnë kompletet e testit të ovulacionit?
Kompletet e testit të ovulacionit janë një mënyrë tjetër për të llogaritur kohën kur jeni duke ovuluar. Ato funksionojnë duke testuar për nivele të larta të hormonit luteinizues (LH), i cili mund të zbulohet në urinën tuaj pak para ovulacionit3. Mund t'i gjeni në farmaci ose supermarkete të mëdhenj.
Artikuj të ngjashëm
Mësoni më shumë rreth ngjizjes
- NHS. (2014). How can I tell when I’m ovulating? Available from: https://www.nhs.uk/chq/Pages/982.aspx?CategoryID=50[Accessed July 2015]
- Fertility Education & Training. (2011). Charting your fertility cycle. http://www.fertilityet.org.uk/pdfs/Charting-Your-Fertility-Cycle.pdf[Accessed July 2015]
- Patient. (2015). Natural family planning. http://patient.info/health/natural-family-planning [Accessed July 2015]
Last reviewed: 23rd September 2019