Aptamil Pronutra Pre 800 g

Që nga lindja
Pluhur
800 g

Aptamil Pronutra Pre 800 g. Paketimi: sasia neto 800 g. Qumësht formulë për foshnje nga lindja deri në moshën 6 muajsh.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Ushqyerja me gji është forma më e mirë e ushqyerjes për foshnjat dhe ofron shumë përfitime për bebet dhe nënat. Gjatë përgatitjes për ushqyerje me gji dhe gjatë saj, është e rëndësishme të ruhet një dietë e shëndetshme dhe e balancuar. Kombinimi i ushqyerjes me gji dhe me formulë në javët e para të jetës mund të ulë sasinë e qumështit të gjirit dhe rikthimi i vendimit për të mos ushqyer me gji është i vështirë. Duhet të merren parasysh pasojat sociale dhe financiare të mosushqyerjes me gji. Të gjitha udhëzimet për përgatitjen dhe ushqyerjen duhet të ndiqen me kujdes, pasi përgatitja e pasaktë mund të përbëjë rrezik për shëndetin e foshnjës. Konsultohuni gjithmonë me një profesionist të kujdesit shëndetësor për këshilla mbi ushqyerjen e foshnjës.

Informacion mbi produktin

Paketimi: sasia neto 800 g

Qumësht formulë për foshnje nga lindja deri në moshën 6 muajsh.

Laktozë (nga qumështi), Vajra bimore (luledielli, kokosi, rapsi) (23.5%), Qumësht i skremuar, Nënprodukte hirre (nga qumështi), Galakto-oligosaharide (nga qumështi), Proteina hirre (nga qumështi), Frukto-oligosaharide, Vaj peshku, Citrat kaliumi, Karbonat kalciumi, Vaj nga Mortierella alpina, Klorur magneziumi, Klorur koline, Ortofosfat kalciumi, Citrat natriumi, Klorur kaliumi, Klorur natriumi, Vitaminë C, Emulsifikues (lecitinë soje), Inositol, L-triptofan, Sulfat hekuri, Sulfat zinku, L-karnitinë, Antioksidant (askorbil palmitat), Acid pantotenik, Niacinë, Sulfat bakri, Vitaminë E, Vitaminë A, Vitaminë B1, Vitaminë B2, Vitaminë B6, Jodur kaliumi,Folat, Vitaminë K, Selenit natriumi, Sulfat mangani, Vitaminë D, Biotinë, Vitaminë B12.

Alergjenë: Qumësht, Peshk, Sojë                                                                                                                    

Të dhëna ushqyese
Përbërja mesatare
Vlerat ushqyese në 100 ml¹ ushqim të përgatiturNjësi matëse
Energji276kJ
Energji66kcal
Yndyrë3,4g
 Acide yndyrore të ngopura1,1g
 Acide yndyrore me lidhje shumëfishe të pangopura0,6g
Acidi alfa-linolenik (ALA)0,055g
LCPs² (acide yndyrore me zinxhir të gjatë, shumëfishe të pangopura)0,038g
Acidi dokozaheksaenoik (DHA)0,017g
Acidi arahidonik (ARA)0,017g
Karbohidrate7,3g
 prej tyre sheqerna7,2g
prej tyre laktozë7g
Fibra0,6g
 GOS³0,48g
 FOS³0,08g
Proteina1,3g
Vitaminë D1,5µg
Vitaminë E1,2mg
Vitaminë K5,6µg
Vitaminë C8,2mg
Vitaminë B1 (Tiaminë)0,07mg
Vitaminë B2 (Riboflavinë)0,14mg
Niacinë0,43mg
Vitaminë B60,06mg
Folat13µg
Vitaminë B120,16µg
Biotinë1,8µg
Acid pantotenik0,5mg
Natrium22mg
Kalium83mg
Klorid55mg
Kalcium58mg
Fosfor33mg
Magnez6,6mg
Hekur0,53mg
Zink0,48mg
Bakër0,05mg
Mangan0,003mg
Fluor⁴<0.006mg
Selen2,5µg
Jod13µg
L-Karnitinë2mg
Kolinë21mg
Inozitol7,2mg
Karbohidrate jo kalorike (GOS³)0,2g

*Doza standarde: 13.7 g pluhur + 90 ml ujë = 100 ml ushqim i gatshëm për konsum.
LCPs = acide yndyrore me zinxhir të gjatë, shumëfishe të pangopura.
GOS = Galaktooligosakaride, FOS = Fruktooligosakaride.
Fluor = përmbajtje natyrale.
Vlerat e analizës i nënshtrohen ndryshimeve të zakonshme nga përdorimi i produkteve natyrore.

  1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
  2. Zieni ujin e pijshëm dhe lëreni të ftohet deri në 40°C. Hidhni 2/3 e sasise së nevojshme në shishe.
  3. Për një dozë të saktë të pluhurit, niveloni lugën matëse duke e kaluar në niveluesin e posaçëm. Përdorni vetëm lugën matëse të kutisë.
  4. Hidhni sasinë e saktë të pluhurit në shishe (sipas udhëzimeve në paketim). Vendoseni lugën në mbajtësen e saj.
  5. Mbylleni shishen dhe tundeni fort dhe vertikalisht për 10 sekonda. Shtoni sasinë e mbetur të ujit të zier dhe tundeni përsëri fort derisa pluhuri të tretet plotësisht.
  6. Hapeni shishen dhe vendosni kokën e biberonit.  Kontrolloni temperaturën e ushqimit (rreth 37°C) duke e provuar te kyçi i dorës. 

  • Formula mund të ndotet me mikroorganizma gjatë prodhimit ose përgatitjes. Ajo duhet përgatitur veçmas për çdo vakt. Qumështi i mbetur në shishe duhet flakur menjëherë. Mos e ngrohni ushqimin e foshnjës në mikrovalë (rrezik për djegie).
  • Mbylleni gjithmonë mirë paketimin e hapur duke shtypur mbi simbolin e dorës në kapak derisa të dëgjohet klikimi. 
  • Ruajeni pluhurin në një vend të freskët dhe të thatë.
  • Përdoreni formulën brenda 4 javësh nga hapja.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e foshnjave dhe të fëmijëve. Ai mbron nga diarreja dhe sëmundjet e tjera.
KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6 muajshe. Përpara se të vendosni të plotësoni ose të zëvendësoni ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun! Eshtë e rëndësishme për shëndetin e fëmijës suaj që të ndiqni të gjitha udhëzimet e përgatitjes. Në qoftë se ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, fëmija mund të refuzoje të ushqehet nga gjiri. Është më higjenike ta ushqeni me gotë ose me lugë.

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni dhe të bëni pyetjet tuaja në rrjetet tona sociale.

Facebook

Email

x